Mehmet Akif Turan
10 Janar 2017•Përditësim: 11 Janar 2017
RABAT (AA) - Ministria e Punëve të Brendshme e Marokut përmes një shkrese zyrtare të dërguar kompanive prodhuesve të disa qyteteve në vend, ka kërkuar ndalimin e prodhimit dhe të shitjes së burkës, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria përmes shkresës të dërguar disa prodhuesve dhe dyqaneve në Tanxha, Tatavin, Mertil, Sela, Tarevdanat dhe Meknes, ka kërkuar ndalimin e prodhimit dhe të ekspozimit të burkës. Në këtë shkresë ministria ka vënë në dukje se ky produkt futet në listën e produkteve të ndaluara në vend.
Gjithashtu kërkohet që brenda 48 orëve të merren masa për heqjen e burkës, ndërsa për ata që nuk zbatojnë urdhrin do të ketë penalitete.