Saadet Firdevs Aparı
18 Tetor 2021•Përditësim: 18 Tetor 2021
Numri i personave që humbën si pasojë e shirave të dendur në shtetin Kerala në jug të Indisë u rrit në 24 ndërsa dhjetëra të tjerë llogariten të zhdukur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të "Hindustan Times", pas shirave të dendur në shtet ndodhën përmbytje dhe rrëshqitje të dheut.
Si pasojë, 24 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u zhdukën.
Departamenti Meteorologjik Indian (IMD) ka lëshuar një alarm të verdhë për mundësinë e motit të keq në 11 rrethe për sot.
Kryeministri i shtetit Kerala, Pinarayi Vijayan tha se Departamenti i motit deri më 21 tetor ka paralajmëruar stuhi të mundshme dhe erëra të forta në Kerala.
Forca Kombëtare për Reagim ndaj Katastrofave dhe ushtria indiane po mbështesin përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit në zonat e fatkeqësive në Kottayam dhe Idukki, ku dyshohet për humbje të jetëve.
Autoritetet njoftuan se vazhdojnë operacionet e ndihmës dhe shpëtimit.
Ministri i Brendshëm, Amit Shah ka thënë se qeveria po monitoronte situatën në Kerala dhe do të siguronte të gjithë mbështetjen e mundshme.
Në vitin 2018, në Kerala 223 persona humbën jetën për shkak të shirave të dendur ndërsa qindra mijëra njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.