Mustafa Deveci
02 Dhjetor 2019•Përditësim: 02 Dhjetor 2019
Prokurori shtetërorë izraelit Avichai Mandelbit i ka dorëzuar kryetarit të parlamentit izraelit Yuli-Yoel Edelstein aktakuzën kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, raporton Anadolu Agency (AA).
Aktakuza përfshin gjithsej tre raste korrupsioni kundër kryeministrit Netanyahu.
Në aktakuzë thuhet se nëse Netanyahut nuk i jepet imuniteti i Parlamentit, ai do të gjykohet në gjykatën e Kudsit Lindor.
Netanyahu duhet që në një afat prej 30 ditësh të dorëzojë kërkesën në Parlament për dhënien e imunitetit.
Megjithatë, vlerësohet se i gjithë procesi mund të zgjasë shumë pasi që në vend ende nuk është formuar koalicioni, ndërkaq ekziston mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
Madje është i pamundur dhe themelimi i Komisionit për Çështje të Brendshme që do të shqyrtonte çështjen e ndarjes së imunitetit të Netanyahut, ndërsa për formimin e këtij komisioni duhet fillimisht themelimi i qeverisë.
Kryeprokurori izraelit më 21 nëntor solli vendimin për nisjen e procesit gjyqësorë kundër Netanyahut, nën akuzën për marrje të ryshfetit, korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Kundër Netanyahut janë ngritur tre raste të ndryshme. Në rastin e parë akuzohet për korrupsion brenda sektorit të telekomunikacionit. Pretendohet se Netanyahu ka mundësuar përfitime financiare në vlerë prej 278 milionë dollarë ndaj kompanisë mediale "Bezeq", në këmbim të publikimit të lajmeve në favor të familjes së tij në web-portalin Walla News".
Në rastin e dytë Netanyhau ngarkohet se në periudhën 2007-2016 ka pranuar "dhurata" nga ndërmarrësit në vlerë prej 383 mijë dollarë, si duhan, flori, shampanjë dhe bileta avioni.
Në rastin e tretë Netanyahu ngarkohet për marrje të ryshfetit, korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Ai vendimin e kryeprokurorit izraelit për ngritje të procesit gjyqësorë kundër tij e vlerësoi si përpjekje kundër kryeministrit të vendit.