Zehra Ulucak
03 Gusht 2016•Përditësim: 04 Gusht 2016
ANKARA (AA) - Asgjësohen 104 laboratorë të prodhimit të kokainës të cilët u zbuluan në kuadër të një operacioni të madh të nisur nga forcat e sigurisë kolumbiane, raporton Anadolu Agency (AA).
Në lajmet e shtypit lokal që bazohen në informacionet e policisë njoftohet se në bastisjet e kryera në xhungël në juglindje të vendit janë asgjësuar 104 laboratorë të prodhimit të kokainës, ku në vit prodhohej afërsisht 100 tonë kokainë në vit.