Zafer Fatih Beyaz
27 Janar 2017•Përditësim: 27 Janar 2017
ANKARA (AA) – Së paku shtatë persona kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë lënduar, pasi terroristët e PYD-së hapën zjarr ndaj një grupi të civilëve sirianë, të cilët nga qyteti i Jarabulusit tentuan të kthehen në fshatin Siyuk, në lindje të lumit Eufrat, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të burimeve ushtarake në rajon, terroristët e PYD-së okupuan fshatin Siyek dhe rrethinën me pretendimin se ky rajon mbrohet nga organizata terroriste DEASH.
Këtë rajon pas ardhjes së PYD-së e kanë braktisur 10 mijë banorë me origjinë arabe, dhe janë arratisur në Jarabulus.
Pasi kërcënimi i organizatës terroriste DEASH tërësisht u hoq, një grup civilësh vendosi që të kthehet në fshatin Siyuk.
Rreth njëqind prej tyre rrugës për në Siyuk u përballën me terroristët e PYD-së, të cilët në lokacionin An-Nasiriyah hapën zjarr dhe vranë shtatë persona, ndërsa te të tjerë u lënduan.
Të lënduarit gjatë sulmit të terroristëve të PYD-së janë transferuar në spitalin në Jarabulus.