Zehra Ulucak
01 Prill 2019•Përditësim: 02 Prill 2019
Të paktën katër kryengritës janë vrarë dhe tre policë indianë janë plagosur si pasojë e përleshjes mes kryengritësve dhe forcave të sigurisë në rajonin Xhamu Kashmir të Indisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në shtypin indian, forcat e sigurisë kanë nisur një operacion në rajonin Pulwama pasi kanë marrë denoncim në lidhje me kryengritësit.
Zëdhënësi i ushtrisë Rajesh Kalia tha se në përleshjen mes palëve në Lassipora gjatë operacionit janë vrarë katër kryengritës, duke shtuar se janë konfiskuar municione të kryengritësve.
Policia bëri të ditur se tre pjesëtarë të forcave të sigurisë janë dërguar në spital.
- Çështja e Kashmirit
Britania e Madhe gjatë tërheqjes së saj nga India në vitin 1947, kishte lënë të lirë Kashmirin i cili ishte nën sundimin e princit, t'i bashkohet ose Indisë ose Pakistanit. 90 për qind e popullatës së Kashmirit e cila është muslimane në vitin 1947 dolën me qëndrimin që t'i bashkohen Pakistanit, por princi i asaj kohe, vendosi të bashkohet me Indinë në vend të Pakistanit. Ndërsa këtë vendim e kundërshtoi popullata muslimane e Kashmirit.
Pasi Pakistani dhe India dërguan ushtarë në rajon, palët luftuan për herë të parë në vitin 1947. Të dy vendet për të njëjtin shkak luftuan edhe në vitet 1965 dhe 1999. 45 për qind e Kashmirit është nën kontrollin e Indisë, ndërsa 35 për qind nën kontrollin e Pakistanit. 20 për qind e rajonit është nën kontrollin e Kinës. India, rajonet të cilat i okupoi i lidhi me vete nën emrin provinca "Xhammu Kashmir".
Xhamu Kashmir tani është provinca e vetme e Indisë ku jeton shumicë muslimane. Ndërsa Pakistani Kashmirin që e ka nën kontroll i dha status të dy rajoneve autonome "Azad Kashmir (Kashmiri i Pavarur)" dhe "Gilgit Baltistan".
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), me vendimin e marrë nga viti 1948, kishte parashikuar pastrimin e Kashmirit nga ushtarët ndërsa e ardhmja t'i caktohet me referendum. India nuk është dakord me referendumin, ndërsa Pakistani kërkon të zbatohen vendimet e KS të OKB-së.
Grupet e rezistencës në Xhamu Kashmir, që nga viti 1989 zhvillojnë protesta për pavarësi ose të lidhen me Pakistanin.