Adem Şalvarcıoğlu
22 Shkurt 2017•Përditësim: 23 Shkurt 2017
XHAKARTË (AA) - Si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në kryeqytetin Xhakarta të Indonezisë humbën jetën 2 persona ndërsa mijëra shtëpi kanë mbetur nën ujë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Fatkeqësive, Sutopo Purwo Nugroho tha se për shkak të shirave monsune prej një jave janë shkaktuar përmbytje në rajonin 54 të Xhakartës.
Duke vënë në dukje se janë gjetur trupat e pajetë të dy personave nga përmbytjet, Nughoro theksoi se mijëra shtëpi janë përmbytur dhe se 1.314 familje janë prekur nga përmbytjet.
Nugroho tha se vazhdojnë punimet për evakuimin drejt zonave të sigurta të personave të goditur nga përmbytjet.
Teksa niveli i ujit në disa rajone ka arritur në 2 metra, ekipet kanë ngritur çadra të ndihmës në shumë zona.
Ndërsa theksohet se për shkak të bllokimit të shumë rrugëve në qytet ka ndërprerje të qarkullimit.