Alaattin Doğru
04 Korrik 2019•Përditësim: 05 Korrik 2019
Numri i të vdekurve nga epidemia e Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos, nga korriku i vitit të kaluar është rritur në 1.504, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç njofton Ministria e Shëndetësisë në RD të Kongos krahas 1.504 personave të vdekur, nga ebola u shëruan 655 persona, ndërsa në spital janë shtrirë 116 persona.
Nga muaji gusht i vitit të kaluar filloi fushata gjatë së cilës u vaksinuan mbi 149.300 persona.
Ebola, i njohur si ethe hemorragjike për herë të parë u shfaq në vitin 1976 në Sudan dhe RD të Kongos. Tek njerëzit mund të bartet nga kafshët e egra.
Pretendohet se mund të përhapet me kontakt të lëngjeve trupore, personat e infektuar ose ata që kanë vdekur nga virusi.
Ebola shkaktoi alarm global në vitin 2014 kur në perëndim të Afrikës filloi epidemia më e madhe në botë, gjatë së cilës vdiqën mbi 11.300 persona në Liberi, Guine dhe Siera Leone, ndërsa u infektuan rreth 28.600 të tjerë.