Dejan Maksimoviç
13 Prill 2019•Përditësim: 15 Prill 2019
Klubi i futbollit Roma ka filluar negociatat me Antonio Conte për të marrë përsipër postin e shefit të stafit në sezonin e ardhshëm edhe pse trajneri më parë ishte i lidhur me Interin dhe Milanin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raportojnë mediat italiane, Conte aktualisht është në kontekst me ish-klubin e tij Chelsea, ku pretendon se i kanë borxh 10 milionë euro, shifër të cilën klubi londinez nuk dëshiron ta paguaj. Që kur u largua nga të "kaltërtit" verën e vitit të kaluar, Conte ka qenë i lidhur me rikthimin në Serie A ndërsa për të më së shumti u interesuan Inter dhe Milan.
Tani, sipas mediave, Roma ka bërë hapin e parë zyrtar dhe ka kontaktuar Conte-n për të filluar negociatat mbi kushtet e bashkëpunimit.
Roma muajin e kalaur shkarkoi trajnerin Eusebio Di Francesco dhe në vendin e tij solli Claudio Ranierin, i cili nënshkroi kontratë deri në fund të këtij sezoni. Duke patur parasysh se "Ulkonja" me Ranierin në stol nuk shënon rezultate të mira, është e vështirë që ai të mbetet edhe më tej.
Në karrierën e tij të trajnerit, Conte udhëhoqi klubet Arezzo, Bari, Atalanta, Siena, Juventus, kombëtaren e Italisë dhe Chelsea-n.