Ekip
23 Shtator 2016•Përditësim: 24 Shtator 2016
KAJRO (AA) - Mësohet se është rritur në 148 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e fundosjes së anijes e cila transportonte afërsisht 600 migrantë ilegalë në ujërat e Detit Mesdhe në veri të Egjiptit, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i prefekturës së Buhejras, Vahdan es-Sejjid, në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se “Nga punimet e kërkim-shpëtimit që po zhvillohen pas aksidentit të anijes që ndodhi ditën e mërkurë, janë nxjerrë trupat e pajetë edhe të 39 personave të tjerë. Në këtë mënyrë, numri i të vdekurve si pasojë e aksidentit është rritur në 148."
Anija që ishte nisur ditën e mërkurë, më 21 shtator, nga qytetit Kefr esh-Shejh të Egjiptit u fundos në ujërat e Buhejras. Në deklaratat e bëra nga autoritetet zyrtare u tha se ishin shpëtuar 164 migrantë ilegalë. Gjithashtu, ishte deklaruar se në anije kishte shtetas të Sudanit, Eritresë, Somalisë dhe Egjiptit.