Handan Kazancı
21 Shkurt 2017•Përditësim: 21 Shkurt 2017
MELBURN (AA) – Të paktën pesë persona e kanë humbur jetën në fatkeqësinë e cila ndodhi sot herët në mëngjes kur një avion i vogël u rrëzua dhe u përplas me qendrën tregtare të qytetit australian Melburn, raporton Anadolu Agency (AA).
Fatkeqësia ndodhi në afërsi të aeroportit Essendon, ndërsa kryeministri i krahinës Victoria, Daniel Andrews tha se kjo është “fatkeqësia më e madhe” në aviacionin civil që ka ndodhur në Australi gjatë tre dekadave të fundit.
Avioni dymotorësh fluturoi në ora 9 të mëngjesit sipas kohës lokale, ndërsa jo shumë larg u rrëzua në qendrën tregtare.
Mediat lokale lajmërojnë se në mesin e të pësuarve gjenden shtetas amerikanë të cilët kishin marrë me qira fluturaken për të udhëtuar në ishullin Tasmania në të cilin planifikonin të luanin golf.
Qendra tregtare në momentin e fatkeqësisë ka qenë e mbyllur.