Dildar Baykan
21 Korrik 2017•Përditësim: 22 Korrik 2017
ANKARA (AA) – Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson lidhur me testimin e raketës balistike ndërkontinentale (ICBM) të Koresë së Veriut të kryer në fillim të muajit tha se është një “provokim i pamatur”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë së lajmeve 'Kyodo' Johnson i cili ndodhet në Japoni në kuadër të vizitës së tij zyrtare tre ditore, në Tokio është takuar me homologun e tij japonez Fumio Kishida.
Pas këtij takimi, në një konferencë të përbashkët për media Johnson duke rikujtuar se Koreja e Veriut dy javë më parë ka bërë testimin e ICBM-së dhe se raketa ka rënë në Detin Japonez, tha se testimi në fjalë është një “provokim i pamatur”.