Sinan Polat,Sultan Çoğalan
26 Korrik 2016•Përditësim: 26 Korrik 2016
ANKARA (AA) - Në aeroportin ndërkombëtar në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu është kryer një sulm me dy autobomba. Sipas informacioneve të para jetën e kanë humbur 12 persona në mesin e të cilëve gjenden edhe ushtarë të Forcave Paqeruajtëse të OKB-së dhe Unionit Afrikan (AMISOM), raporton Anadolu Agency (AA).
Nuk janë dhënë informacione në lidhje me numrin e të plagosurve.
Në këtë shpërthim janë thyer dritaret e terminalit ndërsa janë dëmtuar shumë ndërtesat përreth.