Gökhan Kavak
19 Janar 2023•Përditësim: 19 Janar 2023
Në një operacion kundër organizatës terroriste Al-Shabaab nga ushtria e Somalisë, njoftohet se janë vrarë 40 anëtarë të organizatës, raporton Anadolu Agency (AA).
Abdiaziz Ahmed, nga ushtria somaleze, në një deklaratë për AA ndau informacionin se një operacion u ndërmor kundër Al-Shabaab në rajonin Shabeli i Mesëm.
Ai theksoi se në operacionin e kryer së bashku me Shërbimin e Inteligjencës Kombëtare të Somalisë (NISA) u neutralizuan 40 anëtarë të organizatës.
Në Somali, teksa vazhdojnë operacionet kundër Al-Shabaab, organizata kryen shpesh sulme që kanë në objektiv qendrat e vendbanimeve dhe pikat ushtarake.