Şenhan Bolelli
04 Prill 2017•Përditësim: 05 Prill 2017
MADRID (AA) - Një nga gjykatësit e Gjykatës Kombëtare në Spanjë, Jose de la Mata, ka urdhëruar nisjen e një hetimi për disa pjesëtarë të familjes së Asadit për dyshime mbi pastrimin e parave, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë së lajmeve EFE, thuhet se De la Mata i cili është një gjyqtar që merret me shqyrtimin e çështjeve të terrorizmit, krimeve të organizuara, etj, ka nisur një hetim në lidhje me disa anëtarë të familjes së Asadit të cilët ndodhen në qytetet Banus dhe Marbella, qytete këto që njihen me portet luksoze të jahteve.