Nour Jaidi ,Enes Kanlı
13 Mars 2017•Përditësim: 14 Mars 2017
MOGADISHU (AA) - Një autobombë ka shpërthyer në afërsi të një kampi stërvitor në jug të kryeqytetit të Somalisë, Mogadishu. Sipas informacioneve të para të paktën 2 persona kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga forcat e sigurisë, thuhet se sulmi ka ndodhur në rajonin Cedcer, në afërsi të një kampi ushtarak stërvitor.
Një shpërthim tjetër në Mogadishu, 8 të vdekur
Të paktën 8 persona humbën jetën ndërsa 5 të tjerë u plagosën në një sulm me bombë sot që ndodhi para hotelit në qendër të kryeqytetit të Somalisë, Mogadishu.
Vetëm disa orë pas sulmit vetëvrasës me bombë në të cilin në afërsi të bazës ushtarake në lindje të Mogadishus humbën jetën dy persona, ndodhi edhe shpërthimi i dytë në qendër të këtij qyteti.