Halit Süleyman,Ayşe Aktaş
24 Shkurt 2017•Përditësim: 24 Shkurt 2017
AL BAB (AA) - Numri i të vdekurve në sulmin me autobombë ndaj selisë së Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) është rritur në 60, ku numri më i madh i të cilëve janë civilë, ndërsa të paktën 100 persona janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informatave të marrë të gazetarit të AA-së i cili gjendet në rajon, organizata terroriste DEASH në veriperëndim të Halepit, në fshatin Susjan të qarkut verior Al-Bab shënjestroi civilët të mbledhur para ndërtesës së sigurisë së ULS-së.
Autobomba e DEASH-it, u shpërthye në afërsi të qindra civilëve të mbledhur para selisë së ULS të cilët ishin në përgatitje që të kthehen në Al-Bab. Në sulm humbën jetën 60 persona pjesa e madhe e të cilëve civilë, ndërsa u plagosën më shumë se 100 persona.
Në shpërthim një numër i madh i automjeteve dhe motoçikletave janë shkatërruar.
Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe ULS, në kuadër të Operacionit "Mburoja e Eufratit" i cili filloi më 24 gusht të vitit të kaluar, pasi që e pastruan pjesën Azez-Jarablus nga organizatat terroriste, në fillim të muajit dhjetor ishte drejtuar për në Al Bab. ULS e mbështetur nga TSK, qarkun Al Bab në veri të Sirisë e kishte marrë nga DEASH.