Halit Süleyman
15 Dhjetor 2015•Përditësim: 16 Dhjetor 2015
HALEP (AA) – Avionët ushtarak rusë sot në Halep të Sirisë kanë kryer sulme mbi vendbanimet që janë nën kontroll të opozitës, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë sulmit ajror, siç njofton burimi i Mbrojtjes Civile të Halepit, pesë persona humbën jetën, ndërsa 20 të tjerë janë plagosur. Në mesin e viktimave dhe të plagosurve gjenden edhe një numër i madh i grave dhe fëmijëve.
Më pas shtohet se avionët ushtarak rusë kanë kryer sulmin në vendbanimin Firdevs që është nën kontroll të opozitës e cila kundërshton regjimin e Bashar al-Assadit.
Avionët ushtarak rusë po ashtu sot kryen sulme mbi vendbanimet Merced dhe Meshed.