Murat Karadağ
07 Qershor 2017•Përditësim: 07 Qershor 2017
TEHERAN (AA) – Si pasojë e sulmit të armatosur sot në mëngjes në Parlamentin e Iranit 7 persona kanë humbur jetën, kurse 4 persona po mbahen peng nga sulmuesit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve gjysmë-publike Tasnim, si pasojë e përleshjeve të cilat po vazhdojnë brenda parlamentit deri më tani kanë humbur jetën 7 persona, kurse 4 të tjerë po mbahen peng nga sulmuesit.
DEASH-i merr përgjegjësinë për sulmet terroriste në Iran
Tasnim ka publikuar fotografinë ku sulmuesit nga dritarja e dhomës ku qëndrojnë tregojnë personin të cilin po e mbajnë peng dhe bënë të ditur se këto të dhëna nuk janë konfirmuar nga forcat e sigurisë.
Sipas lajmeve të medias shtetërore, 4 persona të armatosur kanë sulmuar Parlamentin e Iranit. Bëhet e ditur se po vazhdojnë operacionet për arrestimin e sulmuesve të cilët kanë hyrë në ndërtesën e parlamentit.
Në anën tjetër, një sulm tjetër ka ndodhur përballë tyrbes së liderit revolucionar Ajetullah Homeini. Sipas medias shtetërore iraniane, pretendohet se ky sulm është një akt vetëvrasës.