Turgut Alp Boyraz
20 Shtator 2017•Përditësim: 20 Shtator 2017
JERUSALEM (AA) - Ushtria izraelite ka arrestuar nëntë palestinezë në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të okupuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi me shkrim nga ushtria izraelite, nëntë palestinezët janë arrestuar në operacione të ndërmarra gjatë natës nën akuzat për "përfshirje në akte terroriste".
Ndryshe, forcat izraelite shpesh herë organizojnë bastisje në shtëpitë e palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemnin Lindor të okupuar, duke arrestuar palestinezë me akuza të ndryshme.
Në burgjet izraelite aktualisht ndodhen shtatë mijë palestinezë, prej të cilëve 300 janë fëmijë.