Mahmoud Mohamed Barakat
12 Qershor 2020•Përditësim: 13 Qershor 2020
Ushtria libiane të enjten në periferi të qytetit Tarhuna arrestoi 10 militantë të lidhur me kryekomandantin puçist Khalifa Haftar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Militantët u arrestuan gjatë një operacioni të sigurisë, tha në një deklaratë Zyra e Shtypit e operacionit të qeverisë libiane Burkan Al-Ghadab (Vullkani i tërbimit).
Ndërkohë, ushtria libiane pret urdhrat e qeverisë për të filluar operacionin për çlirimin e qytetit Sirte nga milicia e Haftarit.
Qeveria libiane në mars filloi operacionin Stuhia e Paqes për të kundërshtuar sulmet mbi kryeqytetin dhe kohët e fundit zmbrapsi sulmin 14-mujor. Po ashtu rifitoi vendet strategjike, përfshirë bazën ajrore Al-Watiya dhe qytetin e Tarhuna.