Islam Uddin
29 Tetor 2020•Përditësim: 30 Tetor 2020
Të paktën 35 persona e kanë humbur jetën si pasojë e tajfunit Molave në Vietnam, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat lokale raportojnë se rrëshqitjet e tokës, të shkaktuara nga stuhia e fuqishme që goditi Quang Nam, një nga provincat qendrore, shkatërruan shumë vendbanime.
Forcat e sigurisë nxorrën 16 trupa të tjerë, kështu që numri i të vdekurve u rrit në 35 ndërsa të paktën 50 persona janë zhdukur.
Nga 26 peshkatarë që u zhdukën nga anija që u përmbyt në zonën Binh Dinh, fati i 14 të tjerëve është i panjohur. Fabrikat, shkollat dhe objektet e biznesit nga zona nga e cila u evakuuan më shumë se 40 mijë njerëz janë mbyllur përkohësisht.