Ekip
20 Korrik 2016•Përditësim: 21 Korrik 2016
PARIS (AA) - Tre ushtarë francezë u vranë në Libi ndërsa Ministria e Mbrojtjes së Francës për herë të parë konfirmoi se forca speciale franceze ndodhen atje, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri francez i Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian, shprehu keqardhjen për humbjen e tre ushtarëve francezë gjatë misionit në Libi, thuhet në deklaratën e Ministrisë franceze të mbrojtjes pa dhënë ndonjë hollësi në lidhje me rrethanat e vdekjes së tyre.