Gülbin Yıldırım
07 Qershor 2018•Përditësim: 07 Qershor 2018
WASHINGTON (AA) – Prodhuesi amerikan i avionëve Boeing ka anuluar marrëveshjet me kompanitë ajrore iraniane pas sanksioneve të reja që Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i vendosën Iranit, raporton Anadolu Agency (AA).
Një zyrtar i paemëruar i Boeing u tha gazetarëve se kjo kompani nuk do të japë asnjë dërgesë për kompanitë iraniane.