Fatjon Cuka
08 Qershor 2021•Përditësim: 09 Qershor 2021
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 13 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë asnjë person nuk ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.397 dhe numri i të vdekurve në 2.452.
Gjithashtu janë shëruar edhe 34 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129.736 dhe aktualisht raste aktive me COVID-19 janë 209.
Autoritetet shëndetësore kanë kryer edhe 2.872 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 743.447 testime për personat e dyshuar me COVID-19.
Sipas ministrisë, prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 803.682 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa 310.336 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.