Amina Zorniç
26 Maj 2016•Përditësim: 26 Maj 2016
NEW DELHI (AA) - Në spitalin Hassan, në shtetin jugor indian Karnataka me ndërhyrje cezariane ka lindur vajza që peshonte 6.8 kilogramë, raporton Anadolu Agency (AA).
"Punoj 10 vite në këtë spital dhe deri më tani foshnja më e rëndë që ka lindur peshonte 4,5 kilogramë. Kjo sigurisht është foshnja më e rëndë që ka lindur në Indi", tha mjeku Poornima, transmeton CNN. Sipas tij, kjo është një peshë të cilën foshnjat zakonisht e arrin në moshën katër muajshe.
Siç theksoi ai, lindja kaloi pa komplikime dhe se nëna 19-vjeçare dhe foshnja janë mirë. E porsalindura kërkon 50 mililitra të qumështit nga gjiri i nënës çdo dy orë.
Fëmija me peshën më të madhe në botë ndonjëherë, ka lindur në vitin 1955 në Itali. Djali peshonte 10.2 kilogramë dhe si i tillë është regjistruar në Librin Gines të Rekordeve.