Yunus Kaymaz
11 Shkurt 2017•Përditësim: 12 Shkurt 2017
LONDËR (AA) - Ndeshjen e javës së 25-të në Premier Ligën Angleze, Arsenali që llogaritet ndër pretendentët për titullin e kampionit e fitoi ndaj Hull City-t me 2 golat e Alexis Sanchez, raporton Anadolu Agency (AA).
Hull City që është në zonën e rrezikut në tabelë, në dy ndeshjet e fundit të cilat kishte fituar 4 pikë në përballjet me Manchester United dhe Liverpool, ishte mysafir i Arsenalit.
Ekipi i Londrës i cili në 13 ndeshjet e fundit nuk kishte humbur kundër kundërshtarit, arriti të fitoj 3 pikë me dy golat e yllit kilian Alexis Sanchez. Nga ekipi mysafir në minutën e 90-të, Clucas mori karton të kuq.
Arsenali i cili pësoi dëme të madha në garën e kampionatit me humbjet kundër Watford dhe Chelsea, me këtë fitore arriti të bëjë 50 pikë. Ndërsa Hull City mbeti në 20 pikë.