Dejan Maksimoviç
31 Janar 2018•Përditësim: 31 Janar 2018
LONDËR (AA) – Futbollisti nga Gaboni, Pierre-Emerick Aubameyang, edhe zyrtarisht është lojtar i Arsenalit, është konfirmimi që vjen nga Londra dhe nga Borussia Dortmund, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Topxhinjtë" e Londrës do të duhet t'i paguajnë klubit nga Bundesliga 68 milionë euro që është dëmshpërblimi më i lartë në historinë e klubit.
Nga Arsenali bëjnë të ditur se Aubameyang do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare, por pa precizuar periudhën.
Pas ardhjes së Henrikh Mkhitaryanit nga Manchester United, Aubameyang paraqet përforcimin e dytë të madh të Arsenalit në afatin kalimtar dimëror.
"Përskaj ndodhive të pakëndshme në javët e fundit, dëshirojmë që për Aubameyangin të flitet mirë në Borussia, pasi gjatë katër viteve bëri punë të mëdha për klubin”, tha drejtori sportiv i “milionërëve” nga Dortmiundi, Michael Zorc.
Karrierën e tij profesioanle, Aubameyang e filloi në Milano, i cili e huazonte në Dijon, Lille, Monaco dhe Saint-Etienne. Nga vera e vitit 2013 mbante fanellën e Borussia-s për të cilën regjistroi 213 paraqitje zyrtare duke shënuar 141 gola.