Doga Kirmizioglu
26 Janar 2018•Përditësim: 26 Janar 2018
ANKARA (AA) - Tenisti numër dy në renditjen botërore te meshkujt, Roger Federer, ka arritur të kualifikohet në finale të turneut Australian Open, pasi tensiti i Koresë së Jugut, Hyeon Chung, me të cilën u përball në gjysmëfinale, u tërhoq nga ndeshja për shkak të një lëndimi në setin e dytë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndeshja e gjysmëfinales u zhvillua në Rod Laver Arena në Melburn, ndërsa Federer, i cili synon turneun e 20-të Grand Slam në karrierën e tij, u përball me koreanojugorin Chung, i 58-ti në renditjen botërore, i cili shkaktoi befasi në raundin e katërt duke e mposhtur tensitin serb Novak Djokovic me rezultatin 3-0 në sete.
Federer siguroi setin e parë pa vështirësi me rezultatin 6-1, ndërkohë që Chung, i cili në të njëjtën kohë është koreanojugori i parë që ngjitet në gjysmëfinale të një turneu Grand Slam, u tërhoq nga përballja pasi ankua për lëndim teksa ishte në disavantazh 5-2 në setin e dytë.
Zvicerani 36-vjeçar Federer synon kampionatin e gjashtë të Australian Open. Në finale, e cila luhet të dielën, ai do të përballet me kroatin Marin Çiliç, tenistin e gjashtë në renditjen botërore.
Çiliç ka fituar turneun US Open në vitin 2014, ndërsa ka arritur të bëhet tenisti i parë kroat që ngjtitet në fianle të Australian Open.
Ndryshe, nesër zhvillohet finalja për femrat, në të cilën përballen tenistja numër një, rumunja Simona Halep, dhe tenistja numër dy nga Danimarka, Caroline Wozniacki.