Mutlu Demirtaştan
22 Janar 2018•Përditësim: 22 Janar 2018
STAMBOLL (AA) - Tenisti numër 2 në renditjen botërore, Roger Federer, është kualifikuar në çerekfinale të turneut të parë Grand Slam të sezonit, Australian Open, raporton Anadolu Agency (AA).
Në raundin e katërt, kampioni i vitit të kaluar, Federer, ka mposhtur me rezultatin 3-0 në sete, 6-4, 7-6 dhe 6-2, tenistin e 80-të në renditjen botërore, Macar Marton Fucsovics.
Në çerekfinale Federer do të përballet me tenistin çek Tomas Berdych, i 19-ti në renditjen botërore, i cili në raundin e katërt mposhti tenistin e 25-të në botë, italianin Fabio Fognini, me rezultatin 3-0 në sete, 6-1, 6-4 dhe 6-4.
Ndërkaq, te femrat, tenistja numër 1 në botë, rumunja Simona Halep, është ngjitur në çerek finale pasi mposhti kundërshtaren e saj japoneze Naomi Osaka, e 72-ta në renditje, me rezultatin 2-0 në sete, 6-3 dhe 6-2.
Halep në çerekfinale do të përballet me fituesen nga ndeshja mes tenisteve çeke Barbora Strycova dhe Karolona Pliskova.