Murat Keleş
21 Prill 2017•Përditësim: 21 Prill 2017
STAMBOLL (AA) - Gara e tretë në një ndër organizimet më të mëdha të botës në sportet motorike, MotoGP, do të organizohet në SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).
Gara për Çmimin e Madh i SHBA-ve do të zhvillohet në qytetin Austin të Texas-it, në pistën prej 5 mijë e 513 metrave në 21 xhiro.
Gara do të fillojë të dielën në orën 21.00, ndërsa nesër në 21.10 do të zhvillohet raundi i klasifikimeve ku pilotët do të garojnë që të fillojnë me avantazh në garë.
Etapën e parë të sezonit në MotoGp e kishte fituar piloti spanjoll i Movistar Yamaha, Mecerick Vinales.
Klasifikimi i pilotëve pas dy raundeve të sezonit është si më poshtë:
1. Maverick Vinales (Spanjë): 50
2. Valentino Rossi (Itali): 36
3. Andrea Dovizioso (Itali): 20
4. Scott Redding (Britania e Madhe): 17
5. Cal Crutchlow (Britania e Madhe): 16