Mutlu Demirtaştan
10 Shtator 2017•Përditësim: 11 Shtator 2017
STAMBOLL (AA) – Piloti i spanjoll i Hondas, Marc Marquez ka fituar Çmimin e Madh të San Marinos, gara e 13-të e sivjemë e Kampionatit Botëror në Moto GP, raporton Anadolu Agency (AA).
Në pistën Misani Marco Simoncelli të gjatë 4,2 kilometra në Rimini të Italisë janë bërë 28 xhiro.
Spanjolli me kohë prej 50:41.565 arriti fitoren e katërt këtë sezon.
Në vendin e dytë përfundoi italiani Danilo Petrucci, piloti i OCTO Pramaca, derisa i treti ishte bashkëkombasi i tij i Ducati, Andrea Dovizioso.
Gara e ardhshme e Moto GP për Çmimin e madh të Aragonës do të mbahet më 24 shtator.
Radhitja e pilotëve pas Çmimit të Madh të San Marinos:
1. Marc Marquez (Spanjë) - 199 pikë
2. Andrea Dovizioso (Itali) - 199
3. Maverick Vinales (Spanjë) - 183
4. Valentino Rossi (Itali) - 157
5. Dani Pedrosa (Spanjë) - 150