Murat Keleş
05 Maj 2017•Përditësim: 06 Maj 2017
STAMBOLL (AA) - Gara e katërt në një ndër organizimet më të mëdha të botës në sportet motorike, MotoGP, do të organizohet në Spanjë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në pistën Jerez me gjatësi prej 4.4 kilometra të qytetit Jerez të Spanjës nesër në orën 14.10 do të zhvillohet xhiroja e klasifikimeve. Ndërsa gara do të zhvillohet të dielën më 7 maj, në orën 14.00, në 27 xhiro.
Garën e parë të këtij sezoni në MotoGP e kishte fituar piloti spanjoll i ekipit Movistar Yamaham, Maverick Vinales, ndërsa garën e tretë piloti spanjoll Marc Marquex i ekipit Repsol Honda.
Klasifikimi i pilotëve pas tre raundeve të sezonit është si më poshtë:
1. Valentino Rossi (Itali) 56 pikë
2. Maverick Vinales (Spanjë) 50 pikë
3. Marc Marquez (Spanjë) 38 pikë
4. Andrea Dovizioso (Itali) 30 pikë
5. Cal Crutchlow (Britania e Madhe) 29 pikë