Doga Kirmizioglu
03 Mars 2017•Përditësim: 03 Mars 2017
ANKARA (AA) - Tenisti serb Novak Gjokoviç, u përshëndet nga turneu në qytetin meksikan Acapulco, pasi u mposht në çerekfinale nga tenisti australian Nick Kyrgios, 2:0, raporton Anadolu Agency (AA).
Ballafaqimi në Acapulca, zgjati një orë e 47 minuta, kurse Novak Gjokoviç u mposht me 7:6 dhe 7:5 në sete, nga kundërshtari gati një dekadë më i ri Nick Kyrgios (21), i cili në këtë mënyrë siguroi kualifikimin në gjysmëfinale.
Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale do të përballen Rafael Nadal dhe tenisti kroat Marin Çiliç.
Duket qartë se tenisti serb Gjokoviç nuk e ka filluar mirë sezonin e ri, pasi ai u diskualifikua edhe në xhiron e dytë të Australian Open.