Muhammed Enes Çallı
10 Qershor 2022•Përditësim: 10 Qershor 2022
Luis Campos është emëruar drejtor i ri sportiv në Paris Saint-Germain (PSG) në vend të Leonardo de Araujo-s, njoftoi sot kampioni francez i Ligue 1, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Campos do të fokusohet në rezultatet, sjelljen e lojtarëve dhe aspektin organizativ të ekipit të meshkujve”, thuhet në deklaratën e PSG-së.
Campos, portugezi 57-vjeçar drejtor i futbollit, ka punuar më parë si drejtor sportiv në Monako dhe Lille, duke fituar kampionatin e Francës në 2017 dhe 2021.
Ai ka deklaruar se është shumë i lumtur që i është bashkuar skuadrës së PSG-së.
“Unë besoj fort dhe ndaj vizionin e klubit dhe mezi pres të filloj të kontribuoj në realizimin e potencialit të madh të këtij klubi të jashtëzakonshëm”, tha Campos.
Ai shtoi se beson se PSG është aktualisht klubi më ambicioz në botën e futbollit.
Campos ka një karrierë të pasur dhe interesante. Nga viti 2012 deri në vitin 2013, ai ishte skaut në Real Madrid. Më pas ai u transferua në Monaco ku ishte drejtor sportiv nga 2013 deri në 2016 dhe mbajti të njëjtin pozicion në Lille nga 2017 deri në 2020.