Dejan Maksimoviç
11 Nëntor 2017•Përditësim: 12 Nëntor 2017
MADRID (AA) – Klubi i futbollit Real Madrid ka njoftuar se Gareth Bale është lënduar përsëri dhe mund të mungojë në fushë për një muaj, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bale i cili nuk ka luajtur që nga 26 shtatori për shkak të lëndimit të muskulit dhe shputës së këmbës, kohë më parë filloi me stërvitje, por të premten mungoi në stërvitje.
"Lojtari ynë Gareth Bale në fund të stërvitjes të enjten ndjeu dhimbje në këmbën e tij të majtë. Të premten ai kaloi ekzaminimet mjekësore në qendën Sanitas me ç'rast u zbulua se kishte tërheqje muskulare", njoftuan nga Reali.
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ishte shumë i lumtur se treshja e tij sulmuese Bale, Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo do të bashkohen sërish pas një kohe të gjatë.
Reali nuk ka specifikuar se sa kohë do t'i nevojitet Bales, por supozohet se ai do të ketë nevojë të paktën një muaj që të rikuperohet plotësisht.
Real Madridit nuk po i ecën mirë në këtë sezon. Në La Ligën spanjolle, ajo zë pozitën e tretë me 23 pikë, madje tetë pikë më pak se lideri dhe rivali i saj më i madh Barcelona.
Në Ligën e Kampionëve "klubi mbretëror" është afër kualifikimit në të tetën e finales, por në xhiron e katërt të grupit "H" pësoi humbje të thellë në Londër nga Tottenham me rezultatin 3:1.