Nuray Tunçay
02 Qershor 2016•Përditësim: 03 Qershor 2016
ANKARA (AA) - Messi është futbollisti më i shtrenjtë në këtë sezon të merkatos në 5 ligat e Europës të cilat konsiderohen si më të mëdhatë si ajo e Spanjës, Anglisë, Gjermanisë, Italisë dhe Francës. Vlera e tij arrin në 211.1 milionë euro, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një raport të titulluar "100 futbollistët më të shtrenjtë prej qershorit 2016" i botuar nga Qendra Ndërkombëtare e Studimeve të Sportit (CIES), janë radhitur futbollistët më të shtrenjtë të 5 ligave më të mëdha të Europës.
Radhitja në studimin e CIES-it është bërë në bazë të disa kritereve ku mund të veçohen, performanca në klubin ku luan, performanca e klubit, mosha, koha e lojës, kohëzgjatja e marrëveshjes me klubin, aktivizimi në kombëtare, etj. Ndërkohë vendin e parë në këtë klasifikim e mban Messi i cili në merkaton e janarit kishte një vlerë prej 250.7 milionë euro. Megjithëse vlera e tij ka rënë në 211.1 milionë euro, por ai vazhdon të mbajë kryesimin e klasifikimit.
Në vendin e dytë është shoku i tij i skuadrës, Neymar, me një vlerë prej 201.5 milionë euro, ndërkohë vendin e tretë e ka lojtari i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo me vlerë 137.8 milionë euro.
Në këtë klasifikim renditja për 15 vendet e para është si vijon:
1. Lionel Messi (Barcelona): 211,1 milionë euro
2. Neymar Junior (Barcelona): 201,5
3. Cristiano Ronaldo (Real Madrid): 137,8
4. Antoine Griezmann (Atletico Madrid): 120,2
5. Harry Kane (Tottenham): 112,5
6. Anthony Martial (Manchester United): 111,8
7. Luis Suarez (Barcelona): 105,8
8. Paulo Dybala (Juventus): 104,5
9. Sergio Agüero (Manchester City): 96,8
10. Paul Pogba (Juventus): 90,4
11. Gareth Bale (Real Madrid): 80,8
12. Eden Hazard (Chelsea): 78,3
13. Alexis Sanchez (Arsenal): 75,8
14. Dele Alli (Tottenham): 75,2
15. Thomas Müller (Bayern Münih): 73,5