Hüseyin Burak Demirer
23 Shtator 2022•Përditësim: 26 Shtator 2022
Trajneri i ekipit italian të Romës, Jose Mourinho është shfaqur në një videoklip të një kënge të reperit britanik Stormzy, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mourinho, i cili arriti sukses kur është fjala te UEFA Liga e Kampionëve, UEFA Liga e Evropës, UEFA Liga e Konferencës dhe fitoi tituj në ligat e Anglisë, Spanjës dhe Italisë, këtë herë tërhoqi vëmendjen me një videoklip, e jo me futboll.
Portugezi (59) u shfaq në videoklipin e këngës "Mel Made Me Do It". Fjalia e tij e famshme "Unë me të vërtetë preferoj të mos flas, nëse flas, jam në telashe të mëdha" dëgjohet në videoklip dhe Mourinho mban gishtin te buzët si simbol i heshtjes.
Në videoklip shfaqet edhe rekorderi botëror në 100 dhe 200 metra, Usain Bolt dhe kampionja e botës dhe e Evropës në 200 metra, Dina Asher-Smith.