Fatih Erel
08 Prill 2019•Përditësim: 09 Prill 2019
Ndeshjet e para çerekfinale të UEFA Ligës së Kampionëve startojnë nesër (e martë), raporton Anadolu Agency (AA).
Dy klubet nga Anglia, Tottenham Hotspur dhe Manchester City, përballen mes vete në çerekfinale, ndërsa klubi tjetër nga Anglia, Liverpooli, nesër do të përballet me Porton nga Portugalia.
Pasi eliminoi Real Madridin në raundin paraprak, Ajaxi do të përballet me Juventusin ndërsa Manchester United është nikoqir i ekipit të Barcelonës. Këto ndeshje zhvillohen të mërkurën.
Ndeshjet e çerekfinales janë siç vijon:
Të martën:
Tottenham Hotspur (Angli) - Manchester City (Angli)
Liverpool (Angli) - Porto (Portugali)
Të mërkurën:
Manchester United (Angli) - Barcelonë (Spanjë)
Ajax (Holandë) - Juventus (Itali)
Ndeshjet kthyese të çerekfinales të Ligës së Kampionëve do të zhvillohen në datat 16/17 prill ndërsa gjysmëfinalet më 30 prill/1 maj ndërsa kthyeset më 7/8 maj.
Finalja është caktuar më datë 1 qershor në stadiumin "Estadio Metropolitano" në kryeqytetin e Spanjës, Madrid.