Hüseyin Burak Demirer
16 Nëntor 2021•Përditësim: 16 Nëntor 2021
Në fund të sezonit të Formula 1, piloti italian Antonio Giovinazzi do të largohet nga ekipi dhe vendin e tij do të marrë piloti kinez, Zhou Guanyu, njoftoi ekipi i Formula 1, Alfa Romeo, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit nga ueb faqja e Alfa Romeos, Valtteri Bottas, për të cilin më parë u tha se do të largohet nga Mercedes dhe do të bëhet pjesë e ekipit, tashmë i është shtuar edhe 22-vjeçari Zhou.
Me Zhou, është nënshkruar marrëveshje një vjeçare, i cili do të jetë piloti i parë kinez në Formula 1.
Në vitin 2015, Zhou arriti të fitojë vendin e dytë në Kampionatin F4 dhe vendin e parë në Kampionatin e Azisë në F3 në vitin 2021. Ai tashmë është në vendin e dytë në Kampionatin F2 për vitin 2021 me 3 gara të fituara.