Fatjon Cuka
16 Nëntor 2021•Përditësim: 16 Nëntor 2021
Shqipëria ka fituar sfidën ndaj Andorrës të zhvilluar në kuadër të ndeshjeve eliminatore të Botërorit “Katar 2022”, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndeshja e luajtur në Stadiumin “Air Albania” në Tiranë ka përfunduar me rezultatin 1-0 në favor të ekipit kuqezi, me golin e vetëm të shënuar në pjesën e dytë.
Në minutën e 73-të Çekiçi kaloi në avantazh Kombëtaren e Shqipërisë nga një penallti, duke vulosur edhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes së fundit në kudër të këtyre eliminatore.
Ndeshja u zhvillua pa praninë e tifozëve kuqezi për shkak të ndëshkimit të Shqipërisë nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s në lidhje me incidentet e ndodhura në ndeshjen Shqipëri-Poloni
Me ndeshjen e fundit Shqipëria mbylli rrugëtimin për Botërorin “Katar 2022”, duke u renditur në vendin e tretë në grup.
Në kuadër të këtyre eliminatoreve, Shqipëria ishte në Grupin I së bashku me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorrën dhe San Marinon.