Emre Aşıkçı
05 Nëntor 2020•Përditësim: 05 Nëntor 2020
Klubi futbollistik gjerman RB Leipzig mposhti klubin francez Paris Saint-Germain 2:1 të mërkurën në ndeshjen e Grupit H të Ligës së Kampionëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ylli argjentinas Angel Di Maria shënoi golin e avantazhit për PSG-në në minutën e gjashtë të ndeshjes në Arenën Red Bull të Leipzigut.
Por, mesfushori francez i Leipzigut, Christopher Nkunku barazoi në minutën e 41-të.
Sulmuesi suedez, Emil Forsberg ishte i saktë nga penaltia në minutën e 57-të dhe ndeshja përfundoi 2:1.
Gjithashtu, Idrissa Gueye dhe Presnel Kimpembe i PSG-së u ndëshkuan me karton të kuq në pjesën e dytë.
Me këtë fitore, RB Leipzig u ngjit në vendin e dytë me 6 pikë ndërsa PSG ra në vendin e tretë me 3 pikë.
Rezultatet:
Grupi A
Lokomotiv Moska - Atletico Madrid 1:1
Salzburg - Bayern Mynih 2:6
Grupi B
Shakhtar Donetsk - Borussia Monchengladbach 0:6
Real Madrid - Inter Milan 3:2
Grupi C
Manchester City - Olympiakos 3:0
Porto - Olympique Marseille 3:0
Grupi D
Midtjylland - Ajax 1:2
Atalanta - Liverpool 0:5
Grupi E
Chelsea - Rennes 3:0
Sevilla - Krasnodar 3:2
Grupi F
Zenit - Lazio 1:1
Club Brugge - Borussia Dortmund 0:3
Grupi G
Ferencvaros - Juventus 1:4
Barcelona - Dinamo Kiev 2:1
Grupi H
Medipol Basaksehir - Manchester United 2:1
Leipzig - Paris Saint-Germain 2:1