Dejan Maksimoviç
27 Shkurt 2019•Përditësim: 27 Shkurt 2019
Brendan Rodgers mbrëmë bëri zyrtare kthimin në Premier ligën angleze. Trajneri i Irlandës së Veriut pas gati tre vitesh në pankinën e klubit skocez Celtic, pranoi ofertën e Leicester City-t dhe nënshkroi kontratë deri në qershor të vitit 2022, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pas prezantimit si trajner i ri i "dhelprave", Rodgers tha se ndjehet i privilegjuar dhe i nderuar me ardhjen në Leicester.
"Do të jap jetën për t'i bërë tifozët krenarë me klubin e tyre. Së bashku do të jemi më të fortë. Jam i kënaqur me punën e lojtarëve, personelin e klubit dhe tifozët, për të hapëruar përpara", tha Rodgers.
Ai në stolin e Leicesterit do të pasojë trajnerin francez Claud Puel, i cili u shkarkua të dielën pas 6 disfatave të njëpasnjëshme në kampionat pa asnjë fitore. Celticu, poashtu ka gjetur një zgjidhje. Ky klub ka emëruar Neil Lennon trajner të përkohshëm deri në fund të këtij sezoni.
Rodgers erdhi në Celtic në verën e vitit 2016. Që atëherë fitoi që të shtatë trofetë në Skoci. Përveç Celtic-ut, 46-vjeçari Rodgers në karrierën e tij ka drejtuar ekipe si Chelsea, Watford, Reading, Swansea City dhe Liverpool.