Fatjon Cuka
08 Shtator 2020•Përditësim: 08 Shtator 2020
Shqipëria ka humbur ndeshjen me Lituaninë, sfida e vlefshme për UEFA Ligën e Kombeve, transmeton Anadolu Agency(AA).
Ndeshja Shqipëri-Lituani e luajtur në stadiumin “Air Albania” në Tiranë ka përfunduar me rezultatin 0-1 në favor të Lituanisë.
Ekipi mysafir ka kaluar në avantazh në minutën e 52-të me golin e Kazlauskas, goli i vetëm për fitoren e Lituanisë.
Ndeshja është luajtur pa praninë e tifozëve për shkak të masave kundër pandemisë së kornavirusit të ri (COVID-19).
Kombëtarja Shqiptare e Futbollit e drejtuar nga trajneri Edoardo Reja më 4 shtator fitoi ndeshjen me Bjellorusinë, gjithashtu në kuadër të Ligës së Kombeve.
Shqipëria është në Grupin 4 të Ligës C së bashku me Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin.