Yunus Kaymaz
01 Dhjetor 2016•Përditësim: 01 Dhjetor 2016
LONDËR (AA) - Ekipi i Premier Ligës Tottenham Hotspur ka rinovuar kontratën me sulmuesin Harry Kane, raporton Anadolu Agency (AA).
Sulmuesi 23 vjeçar i ekipit të Tottenham dhe reprezentacionit të Anglisë, Kane ka nënshkruan kontratë 5 vjeçare me ekipin ku ai u formua si lojtarë. Sezonin e kaluar me 25 golat e tij të shënuar ai ka fituar “këpucën e artë”.
Nuk është dhënë deklaratë në lidhje me shumën të cilën përfiton nga ekipi, mirëpo mediat britanike pohojnë që ai do të fitojë më shumë se 100 mijë paund në javë.
|