Yunus Kaymaz
28 Nëntor 2017•Përditësim: 28 Nëntor 2017
STAMBOLL (AA) – Ylli brazilian i futbollit Ze Roberto i dha fund karrierës si futbollist në moshën 43 vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).
Ze Roberto karrierës i dha fund në fanellën e Palmeiras, ndërsa luajti plot 90 minuta në ndeshjen e tij të fundit profesionale në të cilën Palmeiras mposhti Botafogon me rezultatin 2:0.
Karrierëne e tij të pasur e filloi në vitin 1994 në klubin Portuguesa, ndërsa më pas luajti edhe për gjigantët evropian Real Madrid, Bayern Mynih dhe Bayern Leverkusen.
Gjatë karrierës së tij fitoi 19 trofe, prej të cilave njëherë titullin e Ligës së Kampionëve me Realin dhe katër tituj të kampionit të Gjermanisë përderisa luante për Bayernin.