Şenol Bayır
10 Qershor 2016•Përditësim: 10 Qershor 2016
KONYA (AA) – Në një aksident rrugor që ndodhi në Eregli, në Konya të Turqisë, dhjetë persona kanë humbur jetën, ndërsa katër të tjerë janë lënduar, raporton Anadolu Agency (AA).
Aksidenti është shkaktuar nga përplasja e një minibusi dhe një kamioni.
Në mesin e të vdekurve gjendet edhe shoferi minibusit. Shoferi i lënduar i kamionit si dhe disa pasagjerë janë transferuar në spitalin shtetëror në Eregli. Ndërkohë hetimet rreth këtij aksidenti janë në vazhdim.