Fatjon Cuka
02 Shkurt 2017•Përditësim: 03 Shkurt 2017
TIRANË (AA) - Me disa aktivitete në Shqipëri është shënuar sot Dita Botërore e Zgjedhjeve, raporton Anadolu Agency (AA).
Komisioni Qëndëror i Zgjedhjeve i Republikës së Shqipëisë (KQZ), organizoi "Ditën e Hapur", duke pritur nxënës nga disa shkollave të mesme të Tiranës.
Shënimi i Ditës Botërore të Zgjedhjeve këtë vit përfshin veprimtari që synojnë sensibilizimin e votuesve të rinj dhe personave që votojnë për herë të parë.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, në kuadër të kësaj dite ka mbajtur një leksion të hapur për studentët e Universitetit të Mjekësisë në Tiranë. Biba gjatë fjalës së tij është ndalur tek rëndësia që kanë votuesit e rinj, për proceset demokratike të vendit.
Ai iu ka bërë thirrje studenteve që të marrin pjesë në proceset zgjedhore, që të ushtrojnë këtë të drejtë për të kontribuar për zhvillimin vendit. Gjithashtu Biba përcolli edhe mesazhet kundër blerjes së votës.
Dita Botërore e Zgjedhjeve shënohet çdo vit të enjten e parë të shkurtit.