Ivana Ramadanova
01 qershor 2017•Përditësim: 01 qershor 2017
SHKUP (АА) – Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot në hapësirat e vilës “Vodno” priti anëtarët e Qeverisë së re të Maqedonisë, të kryesuar nga kryeministri i ri Zoran Zaev, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Ivanov të gjithëve veç e veç ua uroi zgjedhjen dhe u dëshiroi punë të suksesshme.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në seancën e djeshme në të cilën në rend dite ishte zgjedhja e Qeverisë së Maqedonisë, në prani të 111 deputetëve, prej të cilëve 62 votuan “pro”, 44 kundër dhe 5 të përmbajtur, zgjodhën Qeverinë e Re të Republikës së Maqedonisë të kryesuar nga Zoran Zaev si kryeministër.
Përbërja e Qeverisë së re që e parashtroi kreu i Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë (LSDM), kryeministri i sapozgjedhur Zoran Zaev, do të përfaqësohet nga tre subjekte politike, nga LSDM-ja, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe 2 nga koalicioni “Aleanca për Shqiptarët”.