Ekip
03 Janar 2022•Përditësim: 04 Janar 2022
Maqedonia e Veriut ka regjistruar 242 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe gjashtë viktima, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka arritur në 225.972, ndërsa numri i vdekjeve në 7.981.
Vendi po ashtu ka regjistruar 247 pacientë të tjerë të shëruar, duke e çuar në 213.174 numrin e përgjithshëm të pacientëve që fituan betejën kundër pandemisë.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 4.817.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.611.793 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.561 teste të kryera brenda ditës së fundit.